S’ka paqe për Bayernin, lëndohet rëndë ylli tjetër i skuadrës

Futboll

S’ka paqe për Bayernin, lëndohet rëndë ylli tjetër i skuadrës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:15
Bayern Munich

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic beson se Lucas Hernandez do të jetë jashtë fushave për “disa javë” pasi pësoi një dëmtim në këmbë në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve.

Hernandez u detyrua të dalë nga fusha para golit të fitores së vështirë të Bayern 3-2 në Olympiacos pasi kriza mbrojtëse e ekipit u përkeqësua.

Pasi humbën tashmë qendërmbrojtësin Niklas Sule për shkak të lëndimit në ligamentin anterior, Bayern pësoi një goditje të madhe kur transferimi rekord Hernandez u dëmtua në Greqi.

“Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. Disa javë”, i tha Salihamidzic Sport1 pas ndeshjes kundër Olympiacos.

Trajneri Niko Kovac e di se lëndimi është i rëndë, por ka thënë që shpreson te më e mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat