Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:29
Kylian Mbappe ka thyer rekordin e Lionel Messit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka thyer rekordin e Lionel Messit për tu bërë lojtari më i ri që shënon 15 gola në Ligën e Kampionëve.

I rikthyer nga dëmtimi, 20-vjeçari u kthye në pjesën e dytë të fitores 5-0 të PSG kundër Club Brugge dhe i siguroi ekipit të tij fitoren duke shënuar het-trik.

Një tjetër performancë magjike nga Mbappe në garën më të mirë të Evropës do të thotë që ai tani ka shënuar 15 gola në Ligën e Kampionëve në moshën 20 vjeç dhe 306 ditë.

Ai bëhet lojtari më i ri që e bën këtë, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Messi, i cili arriti të njëjtën në moshën 21 vjeç dhe 288 ditë.

Vetë Messi e kishte mposhtur fillimisht 22 vjet e 163 ditë legjendën e Real Madridit, Raul, duke e bërë më mbresëlënëse rekordin e ri të Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat