Këto janë tri super-ndeshjet që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Futboll

Këto janë tri super-ndeshjet që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Java e 11-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje interesante.

Ndeshja me e rëndësishme pritet të zhvillohet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Llapit, transmeton KosovaPress.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi gjilanasit në ndeshjen e fundit mposhtën Feronikelin, ndërsa Llapi ‘shkatërroi’ Trepçën 89 me rezultat 4-1.

Ndeshja tjetër mes Trepçës’89 dhe Ferizajit pritet të jetë interesante gjithashtu pasi të dy skuadrat kërkojnë këndelljen, ngase kanë humbur ndeshjet e fundit.

Trepça’89 u mposhtë nga Llapi, ndërsa Ferizaji humbi në ‘shtëpi’, nga Prishtina.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Drenicës dhe Dukagjinit. Drenica në tri ndeshjet e fundit ka tri barazime, ndërsa Dukagjini pas fitores ndaj Vushtrrisë, dëshiron ta vazhdoj këtë rezultat.

Kujtojmë që tri ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat