Reagon klubi i madh anglez pasi e shfaqi sërish Kosovën si pjesë të Serbisë

Futboll

Reagon klubi i madh anglez pasi e shfaqi sërish Kosovën si pjesë të Serbisë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:25
Reagon klubi i madh anglez pasi e shfaqi sërish Kosovën si pjesë të Serbisë

Vetëm pak minuta pasi e publikoi një video ku Kosova shfaqet si pjesë e hartës së Serbisë, Manchester Unitedi reagoi duke e fshirë videon dhe duke e zëvendësuar hartën e gabuar me flamurin serb.

Manchester Unitedi do të përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Për këtë arsye, klubi e publikoi një video ky lojtari serb i skuadrës, Nemanja Vidiq, flet për vendlindjen e tij.

Megjithatë, përderisa Matiqi nuk tha asgjë për Kosovën, vetë faqja zyrtare e Manchester Unitedit gaboi duke e shfaqur Kosovën si pjesë të Serbisë në hartën e shfaqur në videon e publikuar.

Tifozët shqiptarë të “Djajve të kuq” ishin ankuar për të njëjtën gafë edhe para disa muajve, kur klubi kishte reaguar duke kërkuar falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat