Vendim i prerë i Çekisë për Kosovën, e padurueshme!

Futboll

Vendim i prerë i Çekisë për Kosovën, e padurueshme!

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:06
Vendim i prerë i Çekisë për Kosovës, e padurueshme!

Federata e Futbollit e Çekisë ka shpjeguar arsyen se pse nuk do të shiten bileta për shtetasit e huaj, për ndeshjen Çeki – Kosovë.

Çeki – Kosovë është ndeshje vendimtare për kualifikim në ‘Euro 2020’, për të dy kombëtaret e grupit A, transmeton Insporti. Kombëtarja e Kosovës më 14 nëntor do të luajë me Republikën e Çekisë në Plzen, derisa vendimi i Federatës çeke lidhur me biletat e ndeshjes për këtë takim ka shkaktuar polemika të mëdha.

Federata çeke e futbollit këtë ndeshje e ka cilësuar si të rrezikshmërisë së lartë, andaj sqaroi pse nuk do të ketë bileta në dispozicion për shtetasit e huaj.

Martin Malik, presidenti i FACR, shpjegoi detajet: “Bazuar në zbulimet jo vetëm në Republikën e Çekisë, ne vlerësuam se ndeshja e nëntorit me Kosovën është e rrezikshmërisë së lartë dhe siguria në këtë aspekt është prioriteti ynë. Për më tepër, ka lidhje me incidentet që ndodhën në Bullgari në ndeshjen e tyre kundër Anglisë. 

UEFA ka bërë të qartë se manifestimet të llojit racist apo politik nuk i përkasin futbollin dhe s’do të tolerohen. UEFA është e gatshme të shqiptojë ndëshkime shembullore”, ka thënë ai.
Kush do të mund të blejë bileta?Biletat mund të blihen vetëm nga tifozët çekë. Informatat personale do të shikohen edhe gjatë blerjes por edhe në ditën e ndeshjes, gjatë hyrjes në stadium. Shtetasit e huaj, edhe të cilët kanë leje qëndrimi në Republikën Çeke, nuk do të lejohen të futen në stadium. 

Kjo pasi sipas FACR, ajo dëshiron që të parandalojë prezencën e spektatorëve të huaj që do të mund ta përdornin atë për protesta politike.Cilat janë metodat e blerjes? Tiketat ‘e-Tickets’ nuk do të jenë në shitje. Tifozët do të kenë dy mënyra për të blerë biletat. Ose paraprakisht në zyrat e biletave në stadiumin ‘Doosan Arena’ në Plzen, ose t’i blejnë ato online. Në të dyja rastet, dëshmi të identitetit janë të obligueshme. Të huajit, edhe me leje qëndrimi në Republikën e Çekisë, nuk do të lejohen në stadium. 

Kjo ndeshje do të përcillet nën masa të rrepta sigurie. Kjo përfshin kontrolla të kujdesshme në hyrjet e stadiumet, derisa çdo tifoz që shkon në stadium duhet të ketë një kartelë identifikimi valide të Republikës Çeke. Transparentë apo veshje me sloganë politikë, po ashtu nuk do të lejohen.
‘Doosan Arena’, stadiumi me kapacitet të 11.700 ulëseve në Plzen, ku do të zhvillohet takimi Çeki – Kosovë“Do të doja të kërkoj nga të gjithë tifozët çekë që të mos bëjnë asnjë lidhje me Kosovën, sidomos politike, apo gjeste ose thirrje të tilla, qofshin ato në formë verbale apo të shkruar, në banerë apo në veshje. Jam i bindur se gjëja e fundit që do të dëshironte dikush do të ishte një ndëshkim për ekipin kombëtar të Çekisë, që do të thoshte dështim në kualifikim për ‘Euro 2020′”, ka thënë Martin Malik, president i FACR.

Çka duhet të bëjnë tifozët e Kosovës?
Biletat janë të vlefshme vetëm për shtetasit çekë dhe të gjitha të tjerat do të anulohen. Tifozët e Kosovës mund t’i blejnë ato vetëm përmes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) – ku 627 ulëse janë të rezervuara për sektorin mysafir, derisa 300 janë bileta të Kategorisë I, sipas rregullores së UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat