Barcelona dhe Real Madrid në luftë për Van De Beek

Futboll

Barcelona dhe Real Madrid në luftë për Van De Beek

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:58
Van De Beek

Barcelona mund të bëjë një tjetër goditje alla De Jong nga Ajaxi.

Me synimin për të rinovuar repartin e mesfushës drejtuesit pritet të duelojnë me Real Madrid për Van De Beek i cili verën e kaluar ishte pranë kalimit në Madrid.

Katalanasit janë të bindur se 22-vjeçari do të ishte lojtari perfekt për t’ia bashkangjitur De Jong dhe nuk do të kishte probleme ambientimi pasi i përshtatet stilit të lojës të Barçës.

 Problem mbetet konkurrenca e madhe për lojtarin i cili që tani vlerësohet 60 milionë euro ndërsa pas janarit Ajaxi mund të kërkojë edhe më shumë për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat