Prokuroria do të hetojë deklaratat se po kurdisen ndeshjet

Futboll

Prokuroria do të hetojë deklaratat se po kurdisen ndeshjet

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:42
Ilustrim

Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se do të fillojnë hetimin e të gjitha deklaratave publike n lidhje me kurdisjen e ndeshjeve të futbollit.

“Prokurori i Shtetit njofton  opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, thuhet në një komunikatë për media nga Prokuroria e Shtetit.

Ditëve të fundit janë bërë akuza nga kryetari i klubit “Ferronikeli” Naser Rama, ai i Llapit Beqir Batatina dhe i FC Ballkanit Arsim Kabashi se klubet tjera po blejnë referë për të fituar ndeshjet duke dëmtuar klubet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat