Dukagjini nuk i reziston Drenicës

Futboll

Dukagjini nuk i reziston Drenicës

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:00
Dukagjini nuk i reziston Drenicës

Dukagjini i Klinës nuk i reziston Drenicës, por mposhtet me rezultat 3:0 në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Për Drenicën janë pikë domethënëse dhe sado kudo të qetësisë, kurse Dukagjini është në pozitë të pavolitshme.

Në minutën e 25-të, Harmon Gbowea përfiton nga një harkim i Genc Hamitit me kokë realizon për 1:0.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 56-të, Diar Mustafa realizon për rezultatin 2:0 dhe Harmon Gbowea në atë të 88-tën për 3:0. 

Drenica renditet në pozitën e 7-të me 14 pikë, kurse Dukagjini është i 11-ti me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat