Liria dështon, Istogu fiton! Vëllaznimi zhgënjen

Futboll

Liria dështon, Istogu fiton! Vëllaznimi zhgënjen

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:02
Liria dështon, Istogu fiton! Vëllaznimi zhgënjen

Liria nga Prizreni dështoi para shikuesve të vet, duke u ndarë baras (0:0) me Arbërinë nga Dobraja e Madhe. Arbëria importoi një pikë të madhe, duke befasuar për të mirë, kurse Liria me gjithë barazimin e mban kreun e tabelës me 21 pikë.  

Kryetrajneri i Lirisë, Samuel Nikaj, me gjithë synimin për fitore, kësaj radhe nuk ia dolën. Arbëria është në vend të pestë me 16 pikë dhe në hap të mirë për plasman sa më të lartë. Istogu shënon fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Vitisë. Kryetrajneri i Istogut, Valdet Shoshi, realizoi objektivin, morën tri pikë duke iu falënderuar golit të Leotrim Teplanit në minutën e 75-të.

Istogu renditet në vend të dytë me 20 pikë, kurse Vitia është e 14-ta me 9 sosh.  Vëllaznimi nga Gjakova as pas javës së 10-të nuk shijoi fitoren e parë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ata zhgënjyen tifozët e vet duke barazuar me rezultat 1:1 me Dardanën, kjo e fundit ka kryetrajner Erdin Hashanin. Vëllaznimi është në fund të renditjes me 5 barazime e 5 humbje dhe me vetëm 5 pikë të mbledhura, kurse Dardana renditet në pozitën e shtatë me 15 sosh.
 
Liga e parë, java e 10-të

Drenasi-Besa    1:1
Istogu-Vitia    1:0
Liria-Arbëria    0:0
Ramiz Sadiku-2 Korriku    2:1
Vëllaznimi-Dardana    1:1
E enjte
Onix Banja-Malisheva    14.00
Ulpiana-KEK-u    14.00

Tabela

1. Liria    10    6    3    1    21
2. Istogu    10    6    2    2    20
3. Drenasi    10    4    4    2    16
4. Malisheva    9    5    1    3    16
5. Arbëria    10    4    4    2    16
6. Besa    10    5    3    2    15
7. Dardana    10    4    3    3    15
8. Trepça    9    4    2    3    14
9. Vllaznia    9    4    0    5    12
10. Ramiz Sadiku    10    3    2    5    11
11. Ulpiana    9    3    2    4    11
12. Onix    9    2    4    3    10
13. KEK-u    9    2    3    4    9
14. Vitia    10    2    3    5    9
15. 2 Korriku    10    2    1    7    7
16. Vëllaznimi    10    0    5    5    5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat