Rio Ferdinand: Sterling, njëri nga pesë futbollistët më të mirë në botë

Futboll

Rio Ferdinand: Sterling, njëri nga pesë futbollistët më të mirë në botë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:16
Sterling

Sterling

Futbollisti i Manchester Cityt dhe përfaqësueses angleze, Raheem Sterling ka shkëlqyer në duelin e mbrëmshëm ndaj Atalantës, në fitoren 5-1 të “qytetarëve”.

Fantazisti i “albionëve” shënoi “hat-trick” brenda 11’të minutave, gjegjësisht në minutat 58′, 64′ dhe 69′, shkruan GazetaBlic.

Përveç golave, Sterling ka treguar edhe një lojë mbresëlënëse, e cila i ka mahnitur të gjithë futbolldashësit. Ka qenë ish-futbollisti i Manchester United, tani analist, Rio Ferdinand, që nuk ka nguruar të thurr elozhe për lojtarin e klubit rival nga qyteti ku kaloi momentet më të mira të karrierës.

“Ai është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht kush është në listë. Numrin e golave që i realizon, ndikimi i tij në lojën e Cityt, flet shumë”, shtoi ish-mbrojtësi.

Ndërkaq, përfaqësuesi i dikurshëm i “Tre Luanëve”, e krahasoi Sterlingun me dyshen Coutinho-Hazard, duke thënë se këta të fundit nuk po bëjnë asgjë.

“Shikoni lojën e tyre, nuk po kanë ndikim te skuadrat ku po luajnë”, prandaj mendoj se Sterling është dukshëm më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat