Mbappe, i pakënaqur: Ja çfarë doja të tregoja me ato tre gola

Futboll

Mbappe, i pakënaqur: Ja çfarë doja të tregoja me ato tre gola

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:20
Kylian Mbappe

Tre gola pasi u aktivizua në pjesën e dytë. Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris-Saint Germain, ka qenë protagonisti i fitores 5-0 të marrë nga skuadra e tij në Champions League kundër Club Brugge.

Një tregolësh që e ka bërë francezin lojtarin më të ri që shënon 15 gola në historinë e Champions League, po ylli i PSG-së nuk ka qenë i kënaqur me faktin se e ka nisur ndeshjen nga stoli.

"Doja të isha titullar, mendoja se do të luaja nga fillimi, por trajneri ka bërë zgjedhjen e tij dhe duhet ta pranoj. Doja të shkoja në shtëpi pasi të kisha treguar se është e vështirë të luhet pa mua", ka thënë Mbappe për RMC Sport.

"Nuk kam luajtur dhe ka qenë shumë e dhimbshme, dua të luaj ço ndeshje dhe të shënoj gola. Dëmtimi është larguar dhe për këtë falënderoj stafin mjekësor".

Ka qenë e menjëhershme përgjigja e trajnerit Thomas Tuchel: "Mbappe? Nuk është e mundur që të mendojë se unë dua të luaj pa të, e di se urrej të luaj pa të. Ka patur një dëmtim muskulor dhe ka luajtur 15 minuta kundër Nice. Kjo ishte hera e parë që nuk ka patur një reagim në muskul pas ndeshjes".

"Për momentin, ose e nis ndeshjen titullar dhe del pas 60 minutash, ose futet pas pjesës së parë dhe luan deri në fund. Të gjithë duan të luajnë, por duhet të kemi një ekip të balancuar. Duhet të mendojmë gjithmonë se cila është gjëja më e mirë për skuadrës", ka thënë trajneri i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat