Njeriu i kontinenteve: Giovinco shkruan historinë edhe në... Champions Aziatik!

Futboll

Njeriu i kontinenteve: Giovinco shkruan historinë edhe në... Champions Aziatik!

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:09
Sebastian Giovinco

Sebastian Giovinco vazhdon të shkruajë historinë larg Italisë. Ish-fantazisti i Juventusit, sot te Al-Hilal, ka arritur që të kualifikohet në finalen e Champions League aziatik.

Pasi ka humbur 4-2 ndaj Al-Sadd, klubi saudit ka arritur të kalojë më tej falë 4-1 të arritur në ndeshjen e vajtjes dhe tani do të përballet me Urawa Red Diamonds, që në dy përballje mposhti Guangzhou me rezultin 2-0 dhe 1-0.

Koreanojugorët janë një ekip që ka në përbërje edhe tre brazilianë dhe me trajnerin japonez.

Fituesi i Champions Aziatik do të vendoset në finale. Giovinco luajti 84 minuta në ndeshjen e fundit dhe dha asistin e 2-3 momental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat