Gjilani mposhti me rezultatin 3:0 Llapin ditën e sotme, duke vazhduar marshimin për fitimin e titullit kampion.
Megjithatë kjo ndeshje nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi është shoqëruar nga probleme në fundin e saj.
Sipas trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, në fundin e ndeshjes është goditur nga disa tifozë gjyqtari i ndeshjes, Meriton Berisha.
Batatina ka paralajmëruar se kështu siç po shkon, kampionati rrezikon të ndërpritet.
“Kështu siç po shkon kampionati, rrezikon të ndërpritet. Pas ndeshjes pashë disa persona, teksa godisnin arbitrat e ndeshjes në mënyrë të dhunshme.
Komoditeti i tepërt që atyre ia u ka premtuar dikush në krye, ka bërë që të vijë kjo gjendje.”, u shpreh Batatina.