Valverde: Këto ndeshje duhet të dini t’i luani

Futboll

Valverde: Këto ndeshje duhet të dini t’i luani

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:35
Valverde

Barcelona ka shënuar fitore minimale, por të rëndësishme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Djelmoshat e Valverdes fituan ndaj Slavia Pragës i mysafir, për t’i arkëtuar tri pikë të reja në renditjen tabelare.

Pas ndeshjes, trajeri i katalunasve u shpreh i kënaqur me fitoren, teksa përgëzoi futbollistët, pasi sipas tij, këto ndeshje duhet të dini t’i luani.

“E filluam mirë, pastaj patëm një fazë rënie. Megjithatë e rëndësishme është që në shumicën e kohës dominuam. u përgjigjëm si është më së miri ndaj lojës së tyre. Diku edhe rrezikuam, por në fund ia dolëm. Këso ndeshje duhet të dini t’i luani, pasi shumë lehtë mund të pranoni dhe të dështoni”, përfundoi tekniku spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat