Conte: Kjo fitore na mban në lojë, por ndeshja më e vështirë na pret të shtunën

Futboll

Conte: Kjo fitore na mban në lojë, por ndeshja më e vështirë na pret të shtunën

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:40
Antonio Conte

Antonio Conte ka folur për mikrofonat e Sky pas ndeshjes me Borussia Dortmund.

“Borussia ndryshoi sistemin duke vendosur pesë mbrojtës, kjo do të thotë se kishte frikë nga ne dhe donte të pasqyronte sistemin tonë.

Duhet të përgatiteshim për një ndeshje shumë ndryshe, por u përshtatëm mirë. kur Dortmundi u rikthye te skema 4-2-3-1 pas pushimit, përsëri u përshtatëm dhe morëm kontrollin e lojës.

Gjëja më e rëndësishme që u thashë edhe lojtarëve ishte të mos humbnin topin në qendër të fushës pasi janë tepër të rrezikshëm në kundërsulm.

Është e vështirë ndaj Dortmundit, që është një ekip shumë i mirë. Nuk është një situatë e thjeshtë, lojtarët luajtën mirë. jam i lumtur për lojtarët e mi pasi sakrificat e tyre u shpërblyen.

Nuk jemi ne favoritët e grupit, por të fitonim për të qëndruar në lojë. Tani kemi Parmën, as tre ditë nuk na ndajnë nga ajo sfidë, kështu që duhet të kemi shumë kujdes sepse të shtunën është ndeshja më e vështirë, jo sot.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat