Klopp: Ky është gabimi që po bën skuadra ime!

Futboll

Klopp: Ky është gabimi që po bën skuadra ime!

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 00:01
Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Genk në udhëtim me rezultatin 1-4.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u shpreh shumë i lumtur për fitoren, mirëpo theksoi se skuadra e tij po bën disa gabime në lojë, duke humbur durimin dhe topa të lehtë.

“Kishte momente të mira. Fillimi ishte i shkëlqyeshëm. Nuk e di pse humbim ndonjëherë durimin dhe topa shumë të lehtë. Por të katër golat ishin të shkëlqyeshëm dhe kishim shanse të shënonim më shumë”, tha Klopp për BT Sports.

Chamberlain dy herë, Mane e Salah me nga një sosh shënuan për Liverpool, që e zhvlerësuan totalisht golin e Odey të Genk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat