Ja kur do të jetë gati stadiumi i ri

Futboll

Ja kur do të jetë gati stadiumi i ri

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 12:42
Ja kur do të jetë gati stadiumi i ri

Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit në kompleksin e klubit të futbollit Partizani i Tiranës. I pranishëm ditën e sotme për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, ka qenë edhe presidenti Gazment Demi.

Image

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se aktualisht po përfundojnë betonimet e tribunës ballore.

Gjithashtu po vijon puna për instalimet dhe pajisjet e tribunës qendrore si dhe konstruksionet dhe mbulesa e të dyja tribunave të stadiumit.

Mësohet se punimet po vijojnë me intensitet të lartë dhe stadiumi pritet të jetë gati në fazën e tretë të kampionatit. Një lajm i mirë ky për të gjithë tifozët e Partizanit dhe jo vetëm, të cilët në fazën e tretë, do t’i luajnë ndeshjet në shtëpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat