Matip nuk po ndihet ende mirë 

Futboll

Matip nuk po ndihet ende mirë 

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 18:01
Matip nuk po ndihet ende mirë 

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jowl Matip nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e tij të skuadrës deri të paktën në mesin e dhjetorit.  

Sipas mediave ishullore, Matip, i cili dëmtoi gjurin në një ndeshje me Sheffield Utd në shtator, nuk po ndihet ende mirë.

Shërimi nuk po shkon ashtu siç e prisnin në ekipin mjekësor të liderit të Premier Ligës dhe tani ata janë të sigurt se ai do të humbasë ndeshjen derbi kundër Manchester Cityt më 10 nëntor. Jo vetëm kaq, besohet se braziliani do të jetë jashtë fushës në gjashtë javët e ardhshme.

Për shkak të mungesës së tij, trajneri Jurgen Klopp duhet të mbështetet te Dejan Lovren, i cili tani është partneri i Virgil van Dyck në pozicionin e mbrojtësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat