Gazeta zvicerane tregon arsyen përse Baseli nuk do ta blejë reprezentuesin e Kosovës - Bota Sot
Gazeta zvicerane tregon arsyen përse Baseli nuk do ta blejë reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Gazeta zvicerane tregon arsyen përse Baseli nuk do ta blejë reprezentuesin e Kosovës

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 10:36
Gazeta zvicerane tregon arsyen përse Baseli nuk do ta blejë reprezentuesin e Kosovës

Talenti nga Kosova, Edon Zhegrova me shumë mundësi nuk do të blihet nga Baseli.

Sjelljet e 20 vjeçarit kanë bërë që të mos tregoj sa duhet shkëlqimin e tij në fushë. Ai u huazua para një viti nga Genk te zvicerianët por ende nuk ka gjetur hapësira në formacion.

Gazeta zvicerane "Blick', Edoni nuk do të mbahet në skuadër pas verës së ardhshme, pasi që nuk i ka arritur pritshmërinë.

"Ai erdhi në dimër një vit më parë si një premtim i madh, por nuk arriti të përmbushë pritjet e deritanishme. 20-vjeçari ka vetëm 14 ndeshje dhe një gol. Konsiderohet gjithashtu një lloj lojtari i pakëndshëm. Nuk ka gjasa që Basel të përdor opsionin e blerjes për kosovarin", shkruan Blick.

Megjithatë Edon Zhegrova ka kohë disa muaj për të treguar vetën të paktën deri në muajin janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat