FC Shkupi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

FC Shkupi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 18:55
FC Shkupi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

FC Shkupi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, falë golit të shënuar të Marin Jurinës si mysafirë në Kratovë kundër FK Sileksit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales. Takimin e mbyllëm me barazim 1:1 dhe pa Besart Krivanjevën që u ndëshkua me karton të kuq.

Starti nuk ishte ai i dëshiruari për ne, ku vetëm pas tentimit të parë që regjistruam përmes Besart Krivanjes, në minutën e 11-të u ndëshkuam me gol me anë të Darko Dodevit që realizoi për epërsi 1:0 të vendasve.

Në vijim ekipi u mundua që të gjejë rrjetën, duke krijuar raste në portën e Sileksit. Në minutën e 29-të, Suhejl Muharemi kishte shans të mirë, por gjuajtja e tij nga distanca, shkoi vetëm skaj portës së Gjuriqit. Deri në fund të gjitha tentimet që kishim drejt portës së vendasve nuk arritëm që t’i finalizojmë, duke mbetur që pjesën e parë ta mbyllim me disavantazh.

Pjesën e dytë nuk e nisëm aq mirë, ku vetëm pas 5 minutave lojë, mbetëm me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq (të dytin të verdhë) u përjashtua Besart Krivanjeva. Në vijim edhe përkundër disaantazhit dhe aspektit numërik në fushë, ekipi filloi të sulmonte dhe të kërkonte golin, ndërsa në të 61-tën Adili tentoi, por topi shkoi vetëm mbi portë.

Goli i barazimit dhe që na dha kualifikimin për në çerekfinale të Kupës, erdhi në minutën e 72-të, kur pas një asisti të Sergios në brenda zonë, sulmuesi Marin Jurina çoi topin në rrjetë për rezultat 1:1.

Deri në fund vendasit u munduan që të gjejnë golin e dytë, por në shumë raste vendimtar ishte portieri Igor Aleksovski dhe futbollistët tanë që ishin bukur të konsiliduar në mbrojtje. Kështu fërshëllima e fundit e gjyqtarit na ndau me barazim 1:1 që na çonte në raundin tjetër falë golit të shënuar si mysafir, pasi takimi i parë në Çair u mbyll me barazim 0:0, shkruan në faqen e FC Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat