Osmani: Shorti mund të të vendos të përballesh me secilin ekip

Futboll

Osmani: Shorti mund të të vendos të përballesh me secilin ekip

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:32
Osmani: Shorti mund të të vendos të përballesh me secilin ekip

Trajneri i Shkupit, Qatip Osmani, ka deklaruar se nuk do ta dëshironte Shkëndijën për kundërshtar në shortin për ndeshjet çerekfinale të kupës së vendit, për shkak të lidhjes që ka me kuqezinjtë.

Shkupi dhe Shkëndija dje siguruan kualifikimin në mesin e 7-të skuadrave më të mira në kupën e RMV-së.

"Në aspekt personal nuk kam asnjë rival dhe Shkëndija më pak mund të shihet si e tillë, duke ditur lidhjen që kam me këtë skuadër. Ndërkohë, në aspekt profesional kur futesh në një garë gjithmonë ke parasysh se çdo moment shorti mund të të vendos të përballesh me secilin ekip që është në lojë”, deklaroi Osmani.

Megjithatë, ai thotë se është profesionist dhe nëse shorti i bie ndesh Shkupin dhe Shkëndijën, atëherë me siguri do të mundohej të dal fitues.

“Unë tani jam trajner i FC Shkupit, kemi ambicie si klub të shkojmë sa më larg në kupën e vendit dhe në kushte të tilla do të mundohemi të dalim fitues përballë cilësdo skuadër që na sjell shorti. Sepse jemi profesionist dhe profesionalizmi ashtu e kërkon", tha Qatip Osmani.

Skuadra e Shkupit dje eliminoi Sileksin duke luajtur baraz 1-1 në Kratovë, dhe ky rezultat e dërgoi në cerekfinale të kupës, pasi në Çair takim ishte mbyllur pa gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat