Carragher ka disa fjalë për Shkodran Mustafin - Bota Sot
Carragher ka disa fjalë për Shkodran Mustafin

Futboll

Carragher ka disa fjalë për Shkodran Mustafin

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 16:08
Mustafi

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher beson se ditët e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi në Premier League janë të numëruara. Reprezentuesi gjerman bëri disa gabime katastrofale në eliminimin e Arsenalit nga Liverpooli nga Kupa Carabao mbrëmë.

Ndeshja u mbyll me shifrat 5:5, derisa “të kuqtë” triumfuan falë gjuajtjes së penalltive me rezultat 5:4. Futbollisti shqiptar Mustafi kishte zhbllokuar takimin në “Anfield”, por duke realizuar në portën e tij, derisa pati edhe gabime të tjera gjatë këtij takimi.

Ai ishte kritikuar shumë edhe gjatë edicionit të kaluar dhe këtë sezon është përdorur nga trajneri Unai Emery vetëm në kompeticionet e kupës. Carragher ndjen se largimi i Mustafit nga Premier League është çështje kohe, për shkak se gabimet e tij të vazhdueshme kanë ndikim negativ në pjesën tjetër të mbrojtjes së “Topçinjve”. “Mendoj se ato ditë kanë mbaruar – Mustafi duke luajtur në Premier League.

Ai është thjesht një nga ata mbrojtësit (që bën gabime). Kur dikush e bën këtë i bën edhe të tjerët nervozë. Ju thjesht s’mund të luani lojën tuaj sepse jeni duke mbuluar gabimet e tij gjysmën e kohës”, është shprehur Carragher. “Mendoj se sapo të shkojë do të jetë më mirë për të gjithë te Arsenali”, ka shtuar legjenda e Liverpoolit. Qendërmbrojtësi shqiptar Mustafi shënoi autogol.

Mustafi shkroi në Facebook pas ndeshjes, duke e pranuar gabimin dhe duke e qarë fatin e keq: “Ishte një betejë e vështirë në Anfield, të cilës nuk i ndihmova duke e lënë ekipin në baltë, edhe pse luftuam për t’u rikthye në lojë. Në fund ishim të pafat që humbëm në penallti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat