Atletico merkato në Brazil, i rrëmben Realit sozinë e Viniciusit

Futboll

Atletico merkato në Brazil, i rrëmben Realit sozinë e Viniciusit

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:55
Atletico Madridi

Atletico Madridi është në bisedime të avancuara me brazilianin Reinier Jesus Carvalho. Ky i fundit është një nga futbollistët më të mirë të Flamengos. 17-vjeçari ka fituar vëmendjen e shumë klubeve me talentin e tij dhe skuadrat nga Europa kanë kthyer sytë drejt lojtarit.

Një nga ndërmjtësit e Atletico Madridit ka udhëtuar drejt Brazilit për të biseduar me drejtuesit e Flamengos dhe për të bërë një ofertë.

Këshilltari i presidentit të Flamengos, Luis Gustavo Nogueira, ka folur në lidhje me lojtarin në fjalë. "Nëse ndonjë klub na pyet ne: 'A kemi një Vinicius 2?', është ai. Ne nuk do e lëmë të largohet për më pak se morëm për Viniciusin", - tha ai. 

Lojtari ka qenë në lupën e shumë ekipeve, ndërsa në verë është refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për të. Real Madridi ka mbajtur një sy hapur drejt lojtarit, por Atletico është treguar më e shpejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat