Tifo-grupi “Skifterat” shënon 20-vjetorin e themelimit, mbahet javë festive

Futboll

Tifo-grupi “Skifterat” shënon 20-vjetorin e themelimit, mbahet javë festive

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 10:25
Tifo-grupi “Skifterat”

Tifo-grupi “Skifterat” nga Gjilani në muajin nëntor do të shënojë 20-vjetorin e daljes për herë të parë të grupit në tifo-skenë.

“Skifterat”, 20-vjetorin e themelimit të tifo-grupit do ta shënojnë katër ditë me radhë pas rreth tre javësh.

“Shënimi i veprimtarisë tonë për dy dekada radhazi do të mbyllet me javën festive e cila mbërthen në vete aktivitet e paraqitura në këtë kalendar”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit.

“Me nder e respekt ftojmë të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët e Gjilanit, Skifterat anë e mbanë botës dhe gjithë dashamirët e klubit e të tifozerisë kuq e bardhë”, bëjnë të ditur “Skifterat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat