Munishi: Ndaj Feronikelit ndeshje e vështirë, do të isha i kënaqur edhe me një barazim

Futboll

Munishi: Ndaj Feronikelit ndeshje e vështirë, do të isha i kënaqur edhe me një barazim

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:01
Ismet Munishi

Sot me fillim prej orës 13:00 do të luhet derbi i javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Drenas, skuadra e Feronikelit do ta presë liderin Ballkanin, në një ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante.

Tek vendasit pikërisht në këtë ndeshje do të debutoj edhe trajneri i ri i skuadrës, Agim Sopi i cili është prezantuar gjatë ditës së djeshme.

Pak orë para kësaj ndeshje në një prononcim për kp, trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi e ka cilësuar si këtë ndeshje shumë të vështirë për skuadrën e tij.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Drenas. Feronikeli ka një skuadër shumë të mirë dhe me këtë fond lojtarësh që ka nuk e meriton pozitën se ku gjindet. Ata do të jenë kandidat për titull deri në fund të sezonit. Mendoj që për skuadrën tonë edhe një barazim do të ishte i mirëseardhur”, tha Munishi.

Ndërsa i pyetur për ndonjë parashikim të mundshëm në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Munishi nuk ka pranuar të përgjigjet.

Kujtojmë që Ballkani është në vendin e parë në renditjen tabelare me gjithsej 26 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ndërsa Nikli gjendet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat