As Prishtinës as Dukagjinit nuk i konvenoi barazimi në Klinë

Futboll

As Prishtinës as Dukagjinit nuk i konvenoi barazimi në Klinë

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:54
As Prishtinës as Dukagjinit nuk i konvenoi barazimi në Klinë

Prishtina luftoi deri në fund por nuk arriti më shumë se një pikë nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Klinasit ndalen një pikë të madhe, ndërsa Prishtina ka qenë edhe e pafat. Ballafaqimi Dukagjini –

Prishtina përfundoi me rezultat 0:0 në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Duhet theksuar se në minutën e 75-të,  Labinot Ibrahimi godet tërthorësen e klinasve.

Në fund të takimit, Lloga përjashtohet pas dy kartonave të verdhë dhe klinasit mbeten me një lojtar me pak.

Prishtina renditet në vend të katërt me 24 pikë, ndërsa Dukagjini i fundit me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat