Manchester Utd kokulur

Futboll

Manchester Utd kokulur

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:19
Manchester Utd kokulur

Manchestrer Utd ka batica dhe zbatica dhe më së miri e dëshmoi edhe përballja në udhëtim me Bournemouth, ku pësuan humbje me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 11-të të Premier League në futboll. 

Në fund të pjesës së parë, Joshua King brenda 16-shit, ndal një top dhe mashtron mbrojtjen e Manchester Utd, duke shënuar nga afërsia për fitoren e madhe.

Bournemouth renditet më vend të gjashtë me 16 pikë, kurse Manchester Utd është dy pozita më poshtë me 13 sosh.

Manchester Utd kokulur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat