Elezaj debuton me barazim kundër Prishtinës

Futboll

Elezaj debuton me barazim kundër Prishtinës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:06
Elezaj debuton me barazim kundër Prishtinës

Severin Elezaj ka debutuar në mënyrën më të mirë në stolin e skuadrës së Dukagjinit, derisa ka arritur që në shtëpi të merr një barazim të vlefshëm përballë Prishtinës 0:0.

Vetë Elezaj u nda i kënaqur me pikën e arkëtuar, derisa zbuloi edhe planin e skuadrës së tij në pesë javët e fundit të stinorit vjeshtor.

“E kemi ditur forcën e Prishtinës dhe pikërisht në ato pika jemi munduar të mbulojmë, gjë që besoj se ja kemi arritur.

Në pjesën e dytë Prishtina kishte disa mundësi me ato dy shtyllat por jo që bëri më shumë. Ne do të mundohemi në këto 5 javët e mbetura të marrim sa më shumë pikë në mënyrë që ta dimë se çfarë duhet të bëjmë në pranverë”, ka thënë Severin Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat