Keita zbulon se çfarë po e motivon skuadrën e Liverpool

Futboll

Keita zbulon se çfarë po e motivon skuadrën e Liverpool

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:30
Naby Keita

Naby Keita ka zbuluar se çfarë është ajo që po mban skuadrën e Liverpool të motivuar, në këtë ecuri perfekte.

Skuadra e Liverpool e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në Premierligë, duke regjistruar vetëm një barazim në ‘Old Trafford’.

Ecuria pa humbje duket se është ajo që po motivon skuadrën e Jurgen Klopp për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion këtë edicion.

“Gjithmonë duhet të keni fokusin. Është fokusi ajo që sjell dëshirën – dhe kjo dëshirë është ajo që na ndihmon të arrijmë qëllimet tona” ka thënë Keita.

“Është momentumi ai që po na motivon, po rrit besimin tek ne dhe po na bën që të bëjmë më mirë” ka shtuar mesfushori.

Liverpool do të ketë sfidën kundër Aston Villa, para se të luajë ndeshjen kryesore, kundër rivalëve kryesorë për titullin, Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat