Guardiola sulmon yllin e Liverpool: Ai është një simulues

Futboll

Guardiola sulmon yllin e Liverpool: Ai është një simulues

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 23:16
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka ndezur gjakrat në prag të përballjes së titullit në Premier League mes Manchester City-t dhe Liverpool duke akuzuar sulmuesi Sadio Mane për simulime. Mane ka shënuar golin e fitores në kohën shtesë në ndeshjen ndaj Aston Villa-s, por ka marrë karton të verdhë për simulim në pjesën e parë.

“Ka ndodhur shumë herë, ajo që bën Liverpool në vitet e fundit, është për shkak të talentit të madh që ka Mane. Ndonjëherë është simulues, ndonjëherë ka talentin për të shënuar gola të pabesueshëm në minutën e fundit. Ai është një talent.

Përmbysjet në fund të takimit nuk janë rastësi. Nëse ndodh një herë apo dy herë atëherë janë me fat, por ka ndodhur shumë herë gjatë dy sezoneve të fundit, ata kanë një karakter të veçantë që e bëjnë këtë gjë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat