Ramos i dëshpëruar me barazimin ndaj Betis: Lëshuam mundësi të mirë

Futboll

Ramos i dëshpëruar me barazimin ndaj Betis: Lëshuam mundësi të mirë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:51
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, nuk ka mbetur aspak i kënaqur me barazimin kundër Real Betis.

‘Los Blancos’ nuk arritën më shumë sesa një barazim 0:0 në ndeshjen kundër Real Betis, duke mos shfrytëzuar gabimin e Barcelonës.

Kësisoj, skuadra e Zinedine Zidane nuk ka arritur të rimarrë kreun as gjatë këtij vikendi.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit Ramos, i cili mban edhe shiritin e kapitenit tek ‘Los Blancos’.

“Asgjë nuk po ndodh, por ky është futbolli, nuk është i lehtë. Sot, Levante mposhti Barcelonën, nuk mund të presësh të fitosh ndeshje të lehta, me këdo që luan” ka thënë Ramos.

“Liga jonë është më e mira në botë. Sot kishim mundësi të mirë të merrnim lidershipin, me rezultatet e tjera.U munduam për rezultatin, por nuk gjetëm golin” ka shtuar kapiteni.

Real Madrid u dëmtua rëndë nga VAR-i, pasi kishte një lojë të pastër me dorë brenda zonës së Betis, nga lojtari mysafir, por nuk u akordua penalltia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat