Gasperini shpërthen: Asnjë duel i fituar, Ilicic budalla!

Futboll

Gasperini shpërthen: Asnjë duel i fituar, Ilicic budalla!

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 15:24
Gasperini

Atalanta u befasua ditën e sotme në shtëpi nga Cagliari, ku u mposht me shifrat 0-2.

Një ndeshje që bergamaskët e nisën keq pasi u gjendën në disavantazh në minutën e 32-të, ndërsa në të 40-tën Ilicic u ndëshkua me të kuq për një gjest antisportiv.

Pikërisht në lidhje me këtë ka folur trajneri Gasperini, i cili ka kritika për lojtarët e tij dhe për Ilicic sidomos, për të cilin u shpreh se u tregua budalla me gjestin e bërë.

“Nuk fituam asnjë duel individual. Lojtari i Cagliarit që pati incidentin me Ilicic ishte i ndëshkuar me një karton të verdhë. Nuk do të ishte surprizë nëse arbitri i jepte kartonin e dytë aty, pasi edhe ai kishte një pjesë të fajit. Do të ishte një ndeshje ndryshe, nëse dhe Cagliari ndëshkohej me të kuq. Ilicic u tregua budalla dhe për këtë gjë nuk ka dyshime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat