Griezmann i ashpër me skuadrën: Nuk mund të ndodhë më

Futboll

Griezmann i ashpër me skuadrën: Nuk mund të ndodhë më

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 16:08
Antoine Griezmann

Barcelona ka pësuar një humbje befasuese në kampionat. Kampionët e Spanjës janë mundur 3-1 në shtëpinë e Levante-s dhe janë kapur në kreun e renditjes nga rivalët e Real Madrid. 

Ylli i Barçës, Antoine Griezmann, e ka shpjeguar me këto fjalë paraqitjen e skuadrës së tij: "Dy golat e pësuar? Mund të jetë një problem përqendrimi, kujdesi, sigurisht nuk e kemi nisur mirë pjesën e dytë. Mund të mësojmë dhe të përmirësohemi nga kjo humbje", ka thënë francezi. 

"Gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje, problemi është të reagosh. Dhe ne nuk e kemi bërë, duhet të shikojmë ku kemi gabuar dhe të ndryshojmë. Problem mentaliteti? Mund të jetë një problem i gjithçkaje, nuk kemi luajtur mirë". 

"Tre gola në dhjetë minuta mund të jenë një problem loje ose mentaliteti. Duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka është e mundur që kjo të mos përsëritet më. Përshtatja ime? Ka ndodhur edhe tek Atletico, duhet të përmirësohem pak nga pak. I detyrohem Cholo-s (Simeone-s) për gjithçka kam mësuar", ka përfunduar Griezmann. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat