Haaland i ofrohet Barcelonës?

Futboll

Haaland i ofrohet Barcelonës?

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 12:27
Eerling Haaland

Eerling Haaland thuhet se i është ofruar skuadrës së Barcelonës.

Një nga lojtarët që po merr vëmendjen më të madhe kohëve të fundit, Haaland, po lidhet me një transferim të mundshëm tek Barca.

Anëtari i Salzburg është një nga realizuesit më të mirë në këtë edicion, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga gjigantët evropian.

‘Don Balon’ raporton se agjenti Mino Raiola i ka ofruar skuadrës së Barcelonës shërbimet e norvegjezit.

19 vjeçari ka një klauzolë e cila mban çmimin e 65 milionë eurove. Ai ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të nis negociatat për lojtarin që mund të jetë zëvendësuesi i Luis Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat