Trajneri që stërviti Balotellin zbulon ‘formulën’ sesi duhet trajtuar ai

Futboll

Trajneri që stërviti Balotellin zbulon ‘formulën’ sesi duhet trajtuar ai

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre ka sqaruar sesi e ka trajtuar ”të veçantin” Mario Balotelli.

Tekniku zviceran mori mundësinë për të punuar me sulmuesin enigmatik italian gjatë kohës dy vjeçare në Francë.

Ai ishte në gjendje të nxirrte më të mirën nga Balotelli, me sulmuesin e tanishëm të Brescia duke prodhuar formën më të qëndrueshme të asaj që ka qenë disa vite e luhatshme për të që prej largimit nga AC Milan për Liverpoolin në 2014.

“Ai ishte i veçantë”, i tha Favre Goal dhe DAZN për Balotelli.

“Duhet të jesh diplomatik me të, por mund të bisedosh me të dhe t’i shpjegosh gjërat”.

“Ndonjëherë kishte çështje të vogla për shkak të sjelljes së tij. Ai nuk ishte ai që vraponte më shumë, por është një lojtar shumë i mirë. U shoqëruam mirë për dy vjet. Ai ishte shumë i mirë në sezonin e parë”, zbuloi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat