Guardiola tha se Mane simulon shpesh, ky është reagimi i Pep Guardiolas

Futboll

Guardiola tha se Mane simulon shpesh, ky është reagimi i Pep Guardiolas

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:54
Klopp dhe Guardiola

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka komentuar deklaratat e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola se Sadio Mane simulon shpesh në zonë.

Guardiola tha për senelegazin: “Ndonjëherë ai simulon, ndonjëherë ai ka këtë talent të shënojë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”.

Klopp para ndeshjes me Manchester Cityn, ka komentuar edhe deklaratat e Pep Guardiolas, ku tha se nuk beson se një gjë e tillë ndodhë.

“Unë nuk jam 100 përqind i sigurt nëse ai foli për Sadio apo ne në përgjithësi. Unë nuk e dëgjova emrin e Sadios. Unë mund të them që Sadio nuk simulon. Kishte një situatë në ndeshjen Aston Villa ku ai kishte kontakt dhe u rrëzua. Ndoshta nuk ishte një penallti por ka pasur kontakte, nuk është sikur kërceu mbi këmbën e kundërshtarit dhe u rrëzua”, theksoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat