Tjetër telash për Bayern Munchen, Lewandowski mund të operohet

Futboll

Tjetër telash për Bayern Munchen, Lewandowski mund të operohet

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:22
Robert Lewandowski

Bayern Munchen po kalon një formë shumë të keqe kohët e fundit, teksa pas shkarkimit të trajnerit Kovac tani mund të humbasë edhe sulmuesin kryesor, Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak pritet t’i nënshtrohet një operacioni, për shkak të një problemi në tëmth.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, prej disa javësh 31-vjeçari vuan nga një problem në tëmth, dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Megjithatë nuk pritet të jetë diçka shumë serioze, pasi polakut do t’i duhet 7 deri në 10 ditë për tu rikthyer përsëri në fushat e lojës.

Gjithashtu ekziston edhe mundësia që operacioni të shtyhet për në dhjetor ose në janar, gjatë pushimit në Bundesligë.

Lewandowski po kalon formën më të mirë në karrierë këtë sezon, teksa në 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ka arritur të shënojë plot 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat