Kumbulla humb sfidën ndaj Interit dhe grumbullimin me Shqipërinë

Futboll

Kumbulla humb sfidën ndaj Interit dhe grumbullimin me Shqipërinë

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:51
Marash Kumbull

Marash Kumbull do të qëndrojë së paku 2 javë jashtë fushave

Diagnoza finale nuk ka dalë ende por me dëmtimin që pësoi ndaj Brescias këtë fundjavë, talenti i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të mungojë në së paku dy javë.

Në këtë mënyrë 19-vjeçari kuqezi jo vetëm që do të humbasë sfidën e kësaj fundjave ndaj Interit por do të mungojë edhe në dy takimet e muajit nëntor që do të zhvillojë kombëtarja shqiptare ndaj Andorrës dhe Francës.

Një lajm i keq ky për trajnerin e Veronës Juric i cili humbet një titullar të padiskutueshëm por edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare Edy Reja i cili pritej t’i jepte minuta Kumbullës në dy takimet e fundit të eliminatoreve. /SS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat