Sfida më drithëruese në Dortmund

Futboll

Sfida më drithëruese në Dortmund

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Sfida më drithëruese në Dortmund

Priten me emocione (të martën dhe të mërkurën 5-6 nëntor) ndeshjet e xhiros së katërt të kualifikueseve në Champions League në futboll.

Disa skuadra mund të bëjnë hapin e madh, pothuajse edhe të sigurojnë para kohe kualifikimin, e disa mund të ngecin apo edhe ta humbin hapin drejt dy vendeve të para. Secila skuadër përgatitet maksimalisht që të arrijë pikë maksimale, pikë që i mban në hap për dy vendet e para apo edhe ia përforcon kreun.

Gabimi i secilit ekip sigurisht se edhe do t’i bjerë para një pozite edhe më të vështirë në dy takimet e fundit të fazës së grupeve. Në grupin E, Liverpooli nuk e ka ende qetësinë por që i duhet fitorja patjetër në përballje me ekipin nga Belgjika Genk. Fitorja do të lehtësonte punën e tyre për kualifikim por gjithçka do të varet në sfidën tjetër mes Napolit dhe Salzburgut.

Sepse në rast se Salzburgu triumfon në Napoli padyshim se presionin e madh do ta ndjejë edhe Liverpooli i Jurgen Klopp. Liverpooli renditet në pozitën e dytë me 6 pikë, ka një me pak se lideri Napoli dhe tri më shumë se Salzburg në pozitën e tretë. Kjo afërsi me pikë nuk i lejojnë komoditet as Napolit e as Liverpoolit. Napolitanët besojnë në përparësinë e fushës dhe të cilësisë që kanë dhe në rast të fitores, do ta sigurojnë automatikisht biletën për më tej.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është i qetë dhe pretendon vetëm fitore, e cila ia qetëson trurin deri në fund të fazës së grupeve.  Në grupin F janë tri skuadra me renome, Barcelona, Interi dhe Dortmundi, që pretendojnë të renditen në dy vendet e para.

Realisht Barcelona është më afër kualifikimit se sa verdhezinjtë dhe zikaltrit. Sllavia e Pragës nuk është pashpresë,  por në bazë të grupit vështirë është besueshme se mund të bëjë ndonjë mrekulli. Barcelona luan në konak të vetin në orën 18.55 ndaj Sllavia Pragës dhe i presin tri pikë pa problem.

Trajneri i Barcelonës, Valverde, e ka marr me seriozitet këtë sfidë dhe kërkon vetëm tri pikë. Barcelona është ende në tronditje pas asaj humbjeje befasuese nga Levante me 3:1 në kampionatin spanjoll. Barcelona kryeson grupin me 7 pikë, kurse Sllavia është në fund me 1.  Ballafaqimi kryesor i të martës mbrëma (21.00) padyshim se do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund mes Dortmundit dhe Interit. Kjo është sfida më drithëruese. Dortmundi pretendon fitore dhe t’i revanshohet zikaltërve për humbje me 2:0 në “San Siro”. Interi kërkon edhe barazim që do të ishte një rezultat fantastik për ta në vazhdim të garave në grup.

Pritet ndeshje e fortë dhe secila kërkon maksimumin e pikëve.  

Interi dhe Dortmundi ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 4 pikë. Në grupin G situata është edhe më e paqartë, për shkak se të katërt skuadrat kanë pikë pothuajse të barabarta. Leipzig prinë me 6 pikë, pasojnë Zeniti e Lyoni me nga 4 dhe në fund është Benfica me 3. Të dyja takimet Zenit-RB Leipzig dhe Lyon-Benfica, janë derbi të kësaj xhiroje. Sfida e parë luhet në orën 18.55, dhe e dyta në orën 21.00.

Zeniti kërkon pikë të plota sikurse edhe skuadra gjermane që është në formë të madhe, ndërsa Lyon ka sprovë të vështirë ndaj portugezëve Benfica. Vendasit besojnë në përparësi të fushës, ndërsa Benfica kërkon rezultat pozitiv, të del e pamposhtur. Në grupin H,  Chelsea është para një sfide të vështirë me Ajaxin, kurse Valencia beson e shpreson në fitore ndaj Lilles.  Chelsea udhëheq renditjen me 6 pikë sa ka edhe Ajaxi, kurse Valencia renditet në vend të tretë me 4 pikë dhe Lille është e fundit me 1.

E martë -grupi E
Liverpool-Genk    21.00
Napoli-Salzburg    21.00

Grupi F
Barcelona-Sllavia    18.55
Dortmund-Inter    21.00

Grupi G
Zenit-RB Leipzig    18.55
Lyon-Benfica    21.00

Grupi H
Chelsea-Ajax    21.00
Valencia-Lille    21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat