Zidane mbytet nga pyetjet për Bale, përgjigjen speciale e jep për Mbappe

Futboll

Zidane mbytet nga pyetjet për Bale, përgjigjen speciale e jep për Mbappe

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:08
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane u shfaq para mediave, në prag të ndeshjes së nesërme në Champions, ndaj Galatasaray. Trajneri francez u pyet disa herë për Bale, situatën aktuale të ekipit të tij, VAR dhe Kylian Mbappe…

Iluzion apo përgjegjësi - "Janë të dyja, si gjithmonë, kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë. Ne e dimë situatën në grup, ndaj do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Po e përgatisim sa më mirë".

Nëse Bale luan me Uellsin - “Ajo që duam është që lojtari të jetë mirë. Problemi është se nuk është gati të luajë për momentin. Ne do ta shohim atë çdo ditë. Uellsi ka të drejtë ta thërrasë lojtarin, ne nuk futemi në këto histori Vetëm duam që lojtari të jetë mirë. Ai është i pari që vuan. Ne do ta shohim nëse është gati apo jo. Për momentin nuk është. Do të doja të ishte me ne, që të mos flisnim për këtë, por diçka mungon".

Bale dhe biseda e tij me Giggs - "Tani ai nuk është në dispozicion. Bisedën që ka bërë me Giggs nuk e di. Ajo që më intereson mua është ta kem mirë lojtarin. Ai i pari është i mërzitur, edhe ne nuk jemi të lumtur, sepse i dua të gjithë lojtarët gati".

A e shikon Mbappé në Madrid - "Do të jetë ai, që vendos. Tani për tani është te PSG. Do të shohim çfarë mund të ndodhë, por Mbappe e ka thënë gjithmonë se ëndrra e tij ishte të luante një ditë te Real Madridi".

Nuk ka asnjë marrëdhënie me Bale, sipas agjentit të tij - "Unë kam një marrëdhënie të mirë, i themi mirëmëngjes njëri-tjetrit çdo ditë Me të vërtetë i dua të gjithë lojtarët e mi. Asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe Bale, e provoi edhe kjo verë, kur thuhej se lojtari do të largohej. Ju kërkoni probleme diku, ku nuk ka asnjë të tillë”. 

VAR - "Është për të përmirësuar lojën, por qartësisht kemi parë që funksionon ndryshe nga një vend në tjetrin. Më saktë, interpretimi ndryshon. Shpresoj që të gjithë ta bëjnë me vullnet të mirë këtë proces, të jenë të paanshëm. Mjafton të jesh i prirur për drejtësinë, pastaj edhe mund të gabosh. Ndonjëherë nuk jam i lumtur me VAR, por çfarë mund të them. Shpresoj të ketë sa më pak episode të diskutueshme. VAR përdoret për vendime më të qarta arbitrale, por akoma nuk është plotësisht i tillë".

Ndeshja e nesërme - "Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Para së gjithash, nevojitet të luajmë mirë, pastaj rezultati nuk do të mungojë. Të gjithë e dimë se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat