Cilët janë kandidatët për trajner të Bayernit?

Futboll

Cilët janë kandidatët për trajner të Bayernit?

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:54
Hoeness

Bayerni i Munihut vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç të dielën, pas 16 muajsh në punë që u mbyllën me një humbje të thellë 5:1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit vendas, që për ironi ishte edhe skuadra paraardhëse e kroatit.

Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Low në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione dhe do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri, ndërsa në përzgjedhje janë angazhuar edhe Beckenbauer e Hasan Salihamidzic, që po shqyrtojnë me vëmendje të gjithë alternativat.

“Do ta mendojmë me qetësi, të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri. Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve”, tha Hoeness.

Dëshira e drejtuesve gjermanë ishte për trajnerin e Ajaxit Eric Ten Haag, por ky i fundit deklaroi se nuk do të lërë holandezët para fundit të sezonit, ndërsa në Gjermani raportojnë edhe për kontakte me Thomas Tuchel, që aktualisht mban postin e trajnerit te Paris Saint Germain.

Aktualisht trajnerë të lirë janë Massimiliano Allegri, Jose Mourino dhe Arsene Wenger, teksa ky i fundit shihet më shumë si një mundësi për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, me shpresën se më pas do të mund të lirohet Ten Haag apo Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat