Ja ku do të luhet Superkupa e Italisë. Superlajm edhe për femrat!

Futboll

Ja ku do të luhet Superkupa e Italisë. Superlajm edhe për femrat!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Finalja e Superkupës së Italisë 2019, mes Juventusit dhe Lazio, do të luhet në Arabinë Saudite, në Riad, më 22 dhjetor, nga ora 17:45, sipas orës lokale përtej Adriatikut. Seria A duhet ta llogarisë këtë “dritare” të lirë në kalendarin e ndeshjeve. Kjo nënkupton shtyrjen e javës së 17-të të kampionatit italian, ose të asaj që i paraprin pushimit për Krishtlindje. Përfaqësues të ligës dhe dy zyrtarë të klubeve respektive kanë udhëtuar tashmë në Arabi për një inspektim, për të parë nga afër hotelet dhe kampet e trajnimit. 

Pasi u mbajt edicioni i fundit i Superkupës së Italisë në Jeddah, vendi tjetër arab që do ta presë këtë ndeshje është kryeqyteti, “King Sand University Stadium”, me kapacitet 25.000 vende. Transmetimi televiziv do të bëhet nga Rai 1. Për herë të parë nuk do të ketë pengesa gjinore në stadium. Deri vitin e kaluar ishte e ndaluar për gratë (femrat) që të shikonin ngjarje sportive drejtpërdrejt. Tani, për fat të mirë, po bëhet një hap tjetër përpara: femrat do të kenë qasje në çdo sektor të stadiumit. Për më tepër, gratë e huaja që hyjnë në vend, nuk do të duhet të mbajnë shaminë tradicionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat