Ylli i Real zbulon prapaskenën: Mora një ofertë nga Barça, por...

Futboll

Ylli i Real zbulon prapaskenën: Mora një ofertë nga Barça, por...

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Vinicius Junior, futbollisti brazilian më i kushtueshëm pas Neymar, ka zbuluar një prapaskenë të rëndësishëm të merkatos në një itnervistë të dhënë për AS.  

19-vjeçari, i cili u transferua nga Flamengo te Real Madrid për 40 milionë euro, ka bërë të ditur se është kërkuar edhe nga rivalët e përjetshëm të Real-it, Barcelona, para se të transferohej në Madrid.

Para se të nënshkruante me Los Blancos, Vinicius ka pranuar se mendonte se ishin vetëm thashetheme të merkatos që nuk kishin asnjë bazë: "Besoja se nuk ishte e vërtetë, kam menduar se ishin vetëm lajme gazetash. Por kam marrë oferta nga Real-i dhe Barcelona", ka thënë sulmuesi. "Babai im më tha se duhej të zgjidhja dhe se duhej të ndiqja zemrën time dhe kështu ka ndodhur".

Pas zgjedhjes ka ardhur prezantimi në Santiago Bernabeu: "Ka qenë një moment i pabesueshëm. Në Brazil nuk ka asgjë të ngjashme dhe për mua ka qenë një ditë e veçantë. Isha shumë nervoz një ditë pas prezantimit, sepse duhej të flisja spanjisht dhe nuk e njihja akoma mirë gjuhën".

"Ndër të tjera, Ronaldo erdhi në Madrid vetëm për prezantimin tim. Një legjendë e futbollit si ai. Kam qenë shumë i lumtur. Ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime".

Në lidhje me përshtatjen në Madrid: "Ka qenë e vështirë të përshtatem kur kam ardhur, sepse ka qenë një ndryshim i madh në jetën time. Mendoja se nuk do t'ia dilja, sepse është e vështirë të qëndrosh larg njerëzve që do".

"Tani jetoj vetëm, por Casemiro dhe Marcelo më kanë ndihmuar që të ndihem mirë dhe të jem më i qetë, duke parë se kanë kaluar të njëjtën gjë që kam kaluar unë në atë moment. Vazhdojnë më japin këshilla në lidhje me atë që duhet të bëj brenda dhe jashtë fushës", ka përfunduar Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat