Zogaj gjykon në Europa League

Futboll

Zogaj gjykon në Europa League

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:02
Zogaj gjykon në Europa League

Bekim Zogaj është prej gjyqtarëve më të mirë shqiptar dhe që po referon me sukses të madh në rrafshin ndërkombëtar.

Ai është para sfidës së radhës në garat evropiane, kësaj radhe është caktuar për takimin mes skuadrës austriake Wolfsberg dhe asaj turke Basaksehir, në kuadër të grupit J të kualifikueseve për Europa League në futboll.

Zogaj me nënshtetësi zvicerane do të jetë pjesë e gjyqtarëve nga Zvicra, që janë deleguar në ndeshjen që zhvillohet në Graz.

Zogaj përveç ndeshjeve të UEFA Europa League, ato të Superligës së Zvicrës, Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndërkombëtare, së fundi shpesh është aktivizuar si gjyqtar në video asistencë (VAR), ku ka marrë vlerësime të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat