Muçi dhe Rrapaj: Do bëjmë më të mirën në Belgjikë

Futboll

Muçi dhe Rrapaj: Do bëjmë më të mirën në Belgjikë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Muçi dhe Rrapaj: Do bëjmë më të mirën në Belgjikë

Shqipëria e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga Nevil Dede, ka filluar përgatitjet në prag të turneut kualifikues i cili do të zhvillohet në Belgjikë. Kuqezinjtë në këtë turne që zhvillohet nga data 13 deri në 19 nëntor do të luajnë ndaj vendasve të Belgjikës, Greqisë dhe Islandës.

Për të folur për përgatitjet e skuadrës dhe gjendjen në prag të ndeshjeve kualifikuese, kanë dalë sot në konferencë për shtyp kapiteni Ernest Muçi dhe Arinaldo Rrapaj. Muçi shprehet se skuadra duhet të mendoj ndeshje pas ndeshje dhe të gjithë të japin 100%. “Grumbullimi po ecën shumë mirë dhe deri më tani kemi zhvilluar tre seanca stërvitore. Grupi nuk është akoma i plotë, gjatë ditëve në vazhdim do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të cilët kanë ndeshje në fundjavë. Pasi grupi të jetë i plotë do të nisemi për Belgjikë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën atje. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, jemi një grup që stërvitemi prej 8 muajsh bashkë, jemi shokë shumë të mirë dhe grup shumë i mirë. Ne ndihemi gati, gjatë kësaj jave do të përgatitemi shumë fort sepse janë tre ndeshje brenda një jave për të dhënë më të mirën. Kualifikimi? Mundësitë i kemi, por vetëm duke dhënë 100% çdo lojtar dhe duke i marrë ndeshjet 1 nga 1 dhe me përqendrim mund të arrijmë kualifikimin.

Objektivi im personal është kualifikimi në këtë turne dhe të shikoj për Kombëtaren U-21 dhe Kombëtaren A. Në të ardhmen dua të shitem në një skuadër jashtë Shqipërie për të provuar veten”, u shpreh lojtari i Tiranës. Arinaldo Rrapaj në fjalën e tij u shpreh  “Këto ditë të para të stërvitejeve po shkojnë shumë mirë, ne jemi një grup i mirë që kemi muaj që luajmë dhe stërvitemi bashkë.

Mezi po presim të shkojmë në turne dhe të japim një paraqitje të mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, njihemi me njëri tjetrin prej kohësh dhe kjo ndikon te fryma e mirë në skuadër. Unë mendoj se jemi gati, kemi një skuadër të fortë. Besoj se në Belgjikë do të kemi ndeshje të forta sepse edhe kundërshtarët janë të fortë por unë besoj se do të japim maksimumin dhe shpresojmë për paraqitje pozitive.

Mendoj se do të kualifikohemi, besimin e kemi dhe po stërvitemi fort për të arritur këtë synim. Objektivi im, ashtu si edhe çdo lojtar është të shkoj te U-21 dhe Kombëtaren A, dhe pse jo të arrij një ekip sa më të mirë jashtë vendit”, ka përfunduar mesfushori Flamurtarit. Po ashtu edhe Kombëtarja e Shqipërisë U 17 është grumbulluar ditën e pardjeshme, për t’u përgatitur për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s, për grup moshën U-17.

Në prag të këtij turneu që do të zhvillohet në Portugali. Në fjalimin e tij, kapiteni Mitaj u shpreh se në ekip ka lojtarë shumë të mirë: “Situata në kampin kuqezi është shumë e mirë, besoj se duhet të vazhdojmë kështu. Jemi përgatitur prej dy javësh, çdo dit nga dy seanca stërvitore”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat