Ndeshje spektakolare në Dortmund, çmenduri në Londër dhe dy të skuqur

Futboll

Ndeshje spektakolare në Dortmund, çmenduri në Londër dhe dy të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:28
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Futbollit është bukuri! Sonte ka pas përmbysje të mëdha si në ballafaqimin mes Dortmundit dhe Interit dhe ndërmjet Chelseas e Ajaxit. Interi avancoi me 0:2, por mposhtet me 3:2 nga Dortmundit pas një ndeshje spektakolare në kuadër të grupit F kualifikues në Champions League, kurse Chelsea bëri çmenduri nga disavantazhi në 1:4 u rikthye dhe barazoi në 4:4.

Dy ndeshje për infarkt, festival golash, sidomos ajo në Londër ku u shënuan gjithsej 8 gola. Në minutën e 5-të, Lautaro Martinez kaloi në epërsi Interin, ndërsa e dyfishoi Vecino në atë të 40-tën. Në pjesën e Hakimi e ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 51-të. Dramë në Dortmund dhe barazohen shifrat me Interin 2:2.

Në minutën e 64-të, Brandt me mjeshtrin e tij pothuajse nga këndi i vdekur shënon për 2:2. Hakimi në minutën e 77-të është hero i fitores së Dortmundit kur shënon për 3:2. Ndeshja tjetër në Londër ka qenë çmenduri në vete. 8 gola dhe dy të skuqur. Për Ajaxin realizuan Promes në minutën e 3-të e 20-të, Kepa (35'-autogol) e Van de Beek (55') dhe për Chelsean Jorginho (5'-nga penalltia e 71’ - nga penalltia), Abraham (64’) dhe James (74’). Ndeshje që do të mbahet mend, por mos të harrojmë se plot 22 minuta (nga minuta e 68-të) Ajaxi ishte pa dy futbollist kur përjashtohen Blind e Veltnam. Lyon shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Benfica-s. Golat i shënuan për Lyonin: Andersen (4'), Depay (33') e Traore (80’) dhe për Benfica-n Seferoviq (78’). Napoli barazon 1:1 me Salzburgun.

Për Napolin shënon Lozano në minutën e 44-të dhe për Salzburgun Haaland (11'-nga penalltia).

Liverpooli e mundi me 2:1 Genkun. Wijnaldum në minutën e 14-të hapi serinë e golave për Liverpoolin, ndërsa (41') Mbwana Samata i Genk-ut me kokë shënon dhe barazon shifrat me Liverpoolin 1:1. Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Liverpooli fiton, shënon Oxlade-Chamberlain nga rreth 15 metra. Valencia e mposhti me 4:1 Lillen. Dani Parejo (66'-nga penalltia), Soumaoro (82'-autogol), Kondogbia (84’), Torres (90’) shënuan për Valencinë dhe për mysafirët realizoi Osimhen (25').

Grupi E

Liverpool-Genk 2:1 (1:1)

Napoli-Salzburg 1:1 (1:1)

Tabela

1. Liverpool 4 3 0 1 9

2. Napoli 4 2 2 0 8

3. Salzburg 4 1 1 2 4

4. Genk 4 0 1 3 1

Grupi F

Barcelona-Sllavia 0:0 (0:0)

Dortmund-Interi 3:2 (0:2)

Tabela

1 .Barcelona 4 2 2 0 8

3. Dortmund 4 2 1 1 7

2. Inter 4 1 1 2 4

4. Sllavia 4 0 2 2 2

Grupi H

Lyon-Benfica 3:1 (2:0)

Zenit-Leipzig 0:2 (0:1)

Tabela

1. RB Leipzig 4 3 0 1 9

2. Lyon 4 2 1 1 7

3. Zenit 4 1 1 2 4

4. Benfica 4 1 0 3 3

Grupi H

Valencia-Lille 4:1 (0:1)

Chelsea-Ajax 4:4 (1:3)

Tabela

1. Ajax 4 2 1 1 7

2. Chelsea 4 2 1 1 7

3. Valencia 4 2 1 1 7

4. Lille 4 0 1 3 1

***

Në minutën e 77-të, Hakimi kalon në epërsi me 3:2 Dortmundin kundër Interi.

Në minutën e 74-të, James bareazon rezultatin 4:4.

Chelsea-Ajax 4:4, dramë në londër.

Në minutën e 71-të, Jorginho i Chelseat sërish i pagabueshëm nga penalltia dhe ngushton rezultatin në 3:4 me Ajaxin.

Ajax mbetet pa dy futbollist nga minuta e 69-të kur përjashtohen Blind e Veltnam.

Në minutën e 64-të, veprim i mirë i Chelseat rezultoi me gol fal Abraham. Dramë në Dortmund dhe barazohen shifrat me Interin 2:2.

Në minutën e 64-të, Brandt me mjeshtrin e tij pothuajse nga këndi i vdekur shënon për 2:2.

55' Chelsea nuk është askund, pësoi edhe një herë. Shënon Van de Beek.

53'LIverpooli në epërsi, shënon Oxlade-Chamberlain nga rret 15 metra.

51' Dortmundi ngushton rezultatin në 1:2. Autor i golit Hakimi.

Fillojnë pjesët e dyta.

Përfunduan pjesët e para. Grupi E Liverpool-Genk (1:1 Napoli-Salzburg (1:1) Grupi F Barcelona-Sllavia 0:0) (0:0) Dortmund-Interi 0:2 (0:2) Grupi H Lyon-Benfica (2:0) Zenit-Leipzig 0:2 (0:1) Grupi H Valencia-Lille (0:1) Chelsea-Ajax (1:3)

41' Mbëna Samata i Genk-ut me kokë shënon dhe barazon shifrat me Liverpoolin 1:1.

41' Matias Vecino shton epërsinë e Interit në 0:2, goditje e rëndë për Dortmundin dhe mund t'i kushtojë shtrenjtë kjo.

35’ Tadiç thellon epërsinë në 1:3 të skuadrës së Ajaxit dhe Chelsean e shokon në konak të vetin, edhe pse ka shumë lojë deri në fund dhe gjithçka është e hapur.

Image

33' Vazhdon Interi të ruajë epërsinë me 0:1 ndaj Dortmundit.

20' Sfidë interesante, Promes shënon golin e dytë të tij personal dhe 1:2 për AjaxIn.

14' Wijlnadum kalon në epërsi Liverpoolin.

6' Martinez shënon për Interin dhe 0:1.

Image

5' Chelsea barazon përmes Jorginhos nga penalltia.

Image

3' Promes shënon për Ajaxin dhe 1:0 kundër Chelseas.

2' Sfidë të jesh apo të mos jesh në Dortmund.

Sfida më e nxehtë dhe më interesante zhvillohet mes Dortmundit dhe Interit në kuader të fazës së grupeve të kualifikueseve për Champions League. Kjo ndeshje është sikurse finale sepse si njërës palë po ashtu edhe tjetrës i duhen pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat