Conte reagon pas turpërimit nga Dortmund, kjo është deklarata e tij

Futboll

Conte reagon pas turpërimit nga Dortmund, kjo është deklarata e tij

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Antonio Conte

Antonio Conte thotë se është njëkohësisht i zhgënjyer dhe i zemëruar pas një humbjeje 3-2 ndaj Borussia Dortmund.

Skuadra e Interit ishte duke fituar 0-2, por në fund u mposht me rezultatin 3-2, duke humbur kështu pikë të arta në Ligën e Kampionëve, ndaj një rivali direkt.

“Ishte e njëjta gjë që ndodhi në Barcelonë. Në fakt, kjo ishte më keq, pasi kishim një avantazh me dy gola”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Unë nuk mund të komentoj pjesën e dytë, pasi ka shumë alibi dhe nuk dua të krijoj më. Shpresoj vetëm që kjo lloj ndeshje të sqarojë gjërat për ata që duhet të kuptojnë. Lojtarët mund të japin më shumë se kaq.”

“Kjo humbje më irriton mua dhe shpresoj se kjo humbje irriton edhe lojtarët e mi. Ne nuk mund të bëjmë më shumë sesa të punojmë dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. Nuk më intereson janari ose shkurti. Ne duhet ta kishim planifikuar këtë sezon shumë, shumë më mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat