Mourinho, Wenger dhe kandidatët tjerë potencial për të marrë drejtimin e Bayern - Bota Sot
Mourinho, Wenger dhe kandidatët tjerë potencial për të marrë drejtimin e Bayern

Futboll

Mourinho, Wenger dhe kandidatët tjerë potencial për të marrë drejtimin e Bayern

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:36
Jose Mourinho dhe Arsene Wenger

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Niko Kovac.

Kroati ishte trajneri i tretë i ‘Bavarezëve’ që pas largimit të Pep Guardiolas në vitin 2016.

Ndihmës trajneri Hansi Flick është promovuar si trajner i Bayernit, derisa skuadra të gjejë një trajner të përhershëm.

Janë disa emra që po qarkullojnë në mediet sportive si pasues të mundshëm të Niko Kovac.

Jose Mourinho, Arsene Wenger, Massimiliano Allegri, Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel, Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick, janë emrat që përmenden në media.

Por, nuk përjashtohet mundësia që skuadra t’i besohet edhe ndihmësit Hansi Flick, së paku deri në fund të sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat