Mësohet arsyeja pse Arsenal luan në orar të pazakontë kundër Vitoria në L.E

Futboll

Mësohet arsyeja pse Arsenal luan në orar të pazakontë kundër Vitoria në L.E

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Arsenal të mëkurën pasdite do të jenë mysafir të Vitoria Guimares në Portugali, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Skuadra e Unai Emery ka udhëtuar drejt Portugalisë për të marrë tre pikë të radhës, në rrugën e tyre kualifikuese për fazën tjetër.

Por ndeshja mes Vitorias dhe Arsenal, do të luhet në një orar të pazakontë, të mëkurën me fillim nga ora 16:55.

Arsyeja pse UEFA ka zgjedhur ditën e mërkurë dhe këtë orar, është se stadiumi i Vitorias ndodhet afër atij të Bragës, dhe kjo e fundit të enjten pret Besiktas.

Policia portugeze nuk ka lejuar që të dy skuadrat të luajnë në të njëjtën ditë, shkaku i rivalitetit që ekziston mes tyre, për të ofruar siguri për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat