Floriani e luti Kosovën, por e refuzuan dhe mori vendim që të shkoi në kombëtaren tjetër

Futboll

Floriani e luti Kosovën, por e refuzuan dhe mori vendim që të shkoi në kombëtaren tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:50
Floriani e luti Kosovën, por e refuzuan dhe mori vendim që të shkoi në kombëtaren tjetër

Florian Kamberi mori vendimin e duhur, shkoi në kombëtaren e Shqipërisë.

Djaloshi nga Kosova, që luan për skuadrën e elitës skoceze Hibernian, ka kohë që kishte pritur Kosovën që t’ia thotë po-në ose jo-në por nuk e mori përgjigjen! Sulmuesi i shkathët që kishte luajtur për kombëtaren e Zvicrës U-21 është jashtëzakonisht i mirë dhe që Shqipërisë do t’i kryejë shumë punë. 

“E kemi pritur Kosovën por nuk dhanë përgjigjen. Jemi duke i pritur qe një kohë, por nuk kemi përgjigjur dhe nuk ka mbetur rrugë tjetër që Floriani të shkoi për Shqipërinë", - kështu me tha ditë me parë një familjar i afër i tij përmes mesazhit në viber, që për hir të korrektësisë nuk do t’i publikojmë emrin, raporton gazeta kombëtare "Bota sot".

 Floriani me këmbëngulje donte të luante për Kosovën, por pse nuk e ftuan dhe pse nuk i kthyen përgjigjen e dinë më së miri në FFK, sidomos kampi i kombëtares.

Sigurisht se dikujt nuk ia mbushi syrin dhe Kamberi bëri aktin me burrëror, shkoi në shtetin shqiptar. Florianin e refuzuan dhe si ndodhi kjo, më së miri e din në FFK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat